• e shtunë, 23 nëntor 2024

Edicioni i tretë i "Samitit REDI 2024"

Edicioni i tretë i

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Në Shkup sot do të hapet zyrtarisht edicioni i Në hapjen tretë i "Samitit REDI 2024", me mbështetje të BE-së.

Në hapjen solemne të samitit do të flasin zëvendëskryeminitri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski.

Ky edicion i tretë i Samitit REDI shërben si platformë jetësore për dialog, basshkëpunim dhe këmbim të njohurive mess përfaqësuessve qeveritarë, ekspertëve, kreatorëve të politikave, liderëve afaritë, përfaqësuesve të shoqërisë qytetare dhe sstudentëve. Samiti i këtij viti, me temë "Inkluziviteti i romëve në inovacione të gjelbra dhe digjitale dhe barazia në menaxhim me mjedisin jetësor", do t'i hulumtojë strategjitë inovative, politikat dhe partneritetet për nxitje të rritjes inkkluzive dhe përforcimit socio-ekonomik në bashkësitë e margjinalizuara.

Në kuadër të samitit do të organizohen panel-diskutime në të cilat marrin pjesë liderë të shquar dhe ekspertë nga fushat e mbuluara. Do të mbahen edhe sesione për hapje të mundësive për sipërmarrësi rome, promovim të rritjes inkluzive dhe kalim të zbrazëtirave në tranzicion drejt energjisë së qëndrueshme të gjelbër.

"Hulumtim i thellë i mundësive dhe sfidave në revolucionin e gjelbër dhe digjital për bashkëssitë e margjinalizuara dhe rome. Mundësi për rrjetëzim dhe panair për sipërmarrësi ku do të marrin pjesë sipërmarrës romë nga vendi dhe rajoni", kumtojnë nga "Samiti REDI 2024". ab/

Foto: Fejsbuk "REDI Samiti 2024“

QËNDRONI TË LIDHUR