Edicioni i pestë i manifestimit “Ditët e alfabetit shqiptar”.
- Në organizim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e në bahskëpunim të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, prej sot e deri më 22 nëntor do të mbahet edicioni i pestë i Manifestimit kulturoro-shkencor "Ditët e alfabetit shqiptar". Njëkohësisht do të shënohet edhe 115 vjetori i Kongresit të Manastirit.
- Post By Fami Bajrami
- 07:35, 14 nëntor, 2023

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Në organizim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e në bahskëpunim të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, prej sot e deri më 22 nëntor do të mbahet edicioni i pestë i Manifestimit kulturoro-shkencor "Ditët e alfabetit shqiptar". Njëkohësisht do të shënohet edhe 115 vjetori i Kongresit të Manastirit.
Manifestimi vjetor, siç informojnë nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në një vend do të tubojë përfaqësues nga akademitë e shkencave dhe arteve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët do të prezantojnë fakte, publikime dhe ekspozita me rëndësi të madhe në fushën e albanologjisë. si/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s