Edhe Ukraina edhe Rusia bënë të ditur se kanë rrëzuar dhjetëra dronë
- – Armata ukrainase njoftoi se ka rrëzuar 70 nga gjithsej 151 dronë të gjuajtur nga Rusia ndaj Ukrainës. Përderisa 74 fluturake ruse pa pilot nuk e arritën qëllimin.
- Post By Fitore Curri
- 12:35, 9 shkurt, 2025
![Edhe Ukraina edhe Rusia bënë të ditur se kanë rrëzuar dhjetëra dronë](https://mia.mk/images/20250209123533_big_730x400_82.webp )
Kiev, 9 shkurt 2025 (MIA) – Armata ukrainase njoftoi se ka rrëzuar 70 nga gjithsej 151 dronë të gjuajtur nga Rusia ndaj Ukrainës. Përderisa 74 fluturake ruse pa pilot nuk e arritën qëllimin.
Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski deklaroi se gjatë javës së kaluar Rusia ka gjuajtur mbi 1.260 bomba dhe ka lansuar afro 760 fluturake pa pilot, si dhe më shumë se 10 raketa balistike të llojit të ndryshëm.
Ai shtoi se prodhimtaria ushtarake ruse bazohet në skema për shmangie të sanksioneve, çmimet e larta të naftës dhe numrin e pamjaftueshëm të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe fluturake pa pilot në arsenalin ukrainas.
“Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që po shtrëngojnë sanksionet, por nevojiten përpjekje më të mëdha ndërkombëtare për të reduktuar kapacitetin e industrisë ruse të naftës”, tha Zelenski, duke shtuar se Ukraina do të rrisë prodhimin e raketave dhe dronëve dhe u bëri thirrje të gjithë partnerëve të investojnë në industrinë e mbrojtjes ukrainase.
Në ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se mbrëmë janë rrëzuar 35 dronë, ndërsa gati gjysma e tyre janë shkatërruar mbi zonën Kursk, ndërsa të tjerët janë kapur mbi rajone të ndryshme në Rusinë perëndimore dhe jugore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s