• e hënë, 23 dhjetor 2024

Edhe pse e dorëzuar tre muaj më parë, ende po shqyrtohet marrëveshja e përgatitur për hyrjen e kompanisë së parë të madhe të Maqedonisë së Veriut në ZZHTI

Edhe pse e dorëzuar tre muaj më parë, ende po  shqyrtohet marrëveshja e përgatitur për hyrjen e kompanisë së parë të madhe të Maqedonisë së Veriut në ZZHTI

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Marrëveshja me kompaninë e parë të madhe të Maqedonisë së Veriut që planifikon investim në njërën nga zonat zhvillimore të Shkupit është përgatitur dhe dorëzuar për shqyrtim në institucionet kompetente para rreth tre muajsh, deklaroi sot për MIA-n drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI), Jovan Despotovski.

Despotovski përkujtoi se sipas projeksioneve dhe paralajmërimeve kompania është dashur të fillojë me investimin muajin e kaluar në ZZHTI Shkup, por marrëveshja ka “ngecur” në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

 "Marrëveshja është përgatitur dhe dorëzuar për shqyrtim në institucionet kompetente rreth tre muaj më parë. Ende presim që institucionet të prononcohen para se ta shpallim investimin. Konkretisht,  marrëveshja është në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Kompania duhej të hyjë në zonë në qershor. Nëse marrim përgjigje nga Komisioni, që nesër do të mund të fillojmë me realizimin", tha Despotovski.

Kompania e parë e madhe e Maqedonisë së Veriut  investimi i së cilës paralajmërohet që nga viti i kaluar, sipas drejtorit të ZZHTI, do të inkurajojë hapjen e potencialit investues të kompanive vendase. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR