Edhe futbollistë të tjerë, krahas atyre francezë e mënjanuan Fernandezin nga rrjetet sociale
- Nuk ndalojnë reagimet në Çellsi pas skandalit të Enco Fernandezit i cili pas paraqitjes me kombëtaren në finalen e Kopa Amerika, i ofendoi francezët në bazë racore.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:37, 18 korrik, 2024

Londër, 18 korrik 2024 (MIA) - Nuk ndalojnë reagimet në Çellsi pas skandalit të Enco Fernandezit i cili pas paraqitjes me kombëtaren në finalen e Kopa Amerika, i ofendoi francezët në bazë racore.
Të gjithë futbollistët francezë të Çellsit menjëherë pas incidentit e fshinë bashkëlojtarin e tyre nga profilet në rrjetet sociale.
Gjithashtu, një belg dhe një lojtar nga Bregu i Fildishtë tashmë nuk e ndjekin argjentinasin.
Lojtari sulmues i Çellsit dhe reprezentacionit francez, Vesli Fofana kumtoi skrinshot nga videoja me shkrimin: "Futbolli në vitin 2024 - GOL RACIZËM".
Gjithashtu, u bë e ditur se Federata franceze e futbollit (FFF) do t'i dërgojë kërkesë FIFA-s që incidenti të hetohet.
Fernandez në autobus pas finales së Kopa Amerika të hënën, së bashku me bashkëkombasit këndonte këngë raciste me të cilën i ofendoi futbollistët e reprezentacionit francez. ab/
Fotо: ЕPА