• e premte, 05 dhjetor 2025

Edhe dy banka të interesuara për financim të hekurudhës së shpejtë, tërheqja e parë e mjeteve është planifikuar në vitin 2027

Edhe dy banka të interesuara për financim të hekurudhës së shpejtë, tërheqja e parë e mjeteve është planifikuar në vitin 2027

Shkup, 26 qershor 2025 (MIA) - Gjithsej 24 banka janë pjesë e procesit të shqyrtimit të dokumentacionit projektues, për shfaqje interesi për financim të projektit për ndërtim të hekurudhës së shpejtë përgjatë Korridorit 10, prej të cilave 22 banka tashmë morën kërkesë zyrtare për parashtrim të ofertës. Plotësisht, edhe dy banka  - NLB Slloveni dhe një bankë nga Dubai - shfaqi interesim, dhe për momentin janë në fazë të analizës së materialeve të parashtruara, informoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Dimitrieska-Koçoska në podkastin "Ku janë paratë" sqaroi se NLB Slloveni dëshiron të hyjë në formë të konsorciumit dhe tashmë është parashtruar kërkesa edhe drejt tyre. E njejta vlen edhe për bankën nga Dubai. Të gjitha këto banka janë aktivisht të përfshira në proces, posaçërisht pas prëfundimit të fazës fillestare. Mund të them se ka interesim solid dhe gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm, tha ministrja.

Прес-конференција на министерката за финансии Гордана Димитриеска -Кочоска.

Dokumentacioni i përgjithshëm i marrë nga "Hekurudhat", përmes Minsitrisë së Transportit dhe Qeverisë, u është parashtruar bankave të itneresuara me qëllim të njoftimit me projektin, grumbullimin e informatave dhe përpunimit të ofertave. Minsitria e Financave mbetet e hapur për sqarime shtesë dhe komunikim me të gjitha palët e interesuara.

Lidhur me dinamikën buxhetore, ministrja sqaroi se nuk janë paraparë mjete për këtë projekt as në ribalancin për vitin 2025, as në buxhetin për vitin 2026.

Lidhur me dinamikën e mëtutjeshme, ajo sqaroi se si Ministri e Financave, pas ofertave të marra do të bëhet analizë dhe do t'i oparashtrohet propozim Qeverisë, e cila më pas do të sjellë vendim përfundimtar për zgjedhje të ofertës më të volitshme. Më pas do të pasojë përgatitja e Ligjit për debitim, miratimi i tij, dhe më tutje edhe procedurat për furnizime publike nga ana e ministrisë kompetente të resorit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR