• e shtunë, 23 nëntor 2024

Edhe 40 milionë euro ndihmë humanitare nga KE-ja për Ukrainën

Edhe 40 milionë euro ndihmë humanitare nga KE-ja për Ukrainën

Bruksel, 6 shtator 2024 (MIA) - Komisioni evropian paralajmëroi se do të lirojë edhe 40 milionë euro ndihmë humanitare për ukrainasit, prej të cilave 35 milionë euro do të dedikohen për projekte humanitare në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër do të jetë mbështetje për refugjatët ukrainas në Moldavi.

KE thekson se ndihma është drejtpërdrejt e lidhur me dimrin që vjen dhe gjendjen e infrastrukturës energjetike ukrainase të dëmtuar gjatë sulmeve ruse. Mjetet do të dedikohen për restaurimin e ndërtesave të shkatërruara, për sigurim të rrymës, ngrohjes dhe strehimit.

Prej fillimit të invazionit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 KE-ja i ndau Ukrainës 966 milionë euro për ndihmë humanitare, prej të cilave 71 milionë euro ishin për refugjatët ukraionas të cilët ikën në Moldavi.

Komisioni cakton ndihmë në kuadër të Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, sepse në Ukrainë janë dërguar mbi 150.000 tonë ndihmë në natyrë, siç janë autoambulanca, automjete zjarrfikës, medikamente, mjete për strehim, gjeneratorë, shtohet në kumtesë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR