• e diel, 23 shkurt 2025

E Majta e elaboroi interpelancën e Ilire Dautit , ajo u përgjigj se "e vërteta nuk duhet të jetë gjysmake"

E Majta e elaboroi interpelancën e Ilire Dautit , ajo u përgjigj se

Shkup, 10 janar 2024 (MIA ) - Në Kuvend, në kuadër të seancës së 29-të, pasdite ka filluar debati rreth pikës së parë të rendit të ditës - interpelancë për punën e Ilire Dautit - deputete e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni "Fronti Evropian", kryetare e Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe rini.

Interpelancën në nëntor në Kuvend e kanë dorëzuar gjashtë deputetë të Të Majtës, ndërsa sot e elaboroi deputeti Sashko Jançev. Tha se Ilire Dauti me "sjelljen e saj jokoshinete, jopërgjegjëse, jokushtetuese dhe antiligjore" e frenon Ligjin për mbrojtësit me atë që nuk e vendos në rend dite të Komisioni me të cilin kryeson.

Siç tha, më 11 shtator të vitit 2024, Kuvendi ka sjellë konkluzion që të miratohen ndryshime në ligjin në procedurë të shkurtuar. Kryetari i Kuvendit e ka angazhuar Dautin që të caktojë seancë që të shqyrtohet ligji, por ajo nuk e ka bërë këtë dhe "me vetiniciativë ka vendosur që të mos konvokojë mbledhje".

"Kryetarja e Komisionit ka konvokuar seancë për Ligjin, me çka e ka shkelur Kushtetutën, Ligjin për deputetët dhe Rregulloren. Deputetëve ua ka shkurtuar të drejtën e fjalës, të drejtën që të intervenojnë rreth amendamenteve të këtij ligji dhe të drejtën që të marrin pjesë në trupat punues të Kuvendit", theksoi Jançev dhe theksoi se Dauti ka qenë e angazhzar që të konvokojë seancë  kur këtë e kanë kërkuar një e treta e anëtarëve të Komisionit.

Përgjejgësi, sipas Të Majtës, ka edhe tek kryetari i Kuvendit, Gashi, i cili është dashur, por, siç tha "me këmbëngulje" nuk ka emëruar njeri tjetër në vend të Dautit, që ta udhëheqë seancën e Komisionit për politikë sociale, dmeografi dhe rini.

Shtoi se "baza e tretë" e interpelancës është ajo që Dauti nuk ka lejuar "kundër rregullores" as plotësimin e rendit të ditës të seancës të Komisionit me këtë pikë kur këtë e kanë kërkuar anëtarët, me qëndrimin se pika nuk do të gjendet në rend dite "derisa nuk barazohen të drejtat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së me të drejtat e forcave të sigurisë".

"Ky glorifikim i UÇK-së është jashtëzakonisht problematik... Në shekullin e 21-të po promovohet ideja e një shteti të madh", tha Jançev.

Deputetja Ilire Dauti në përgjigjen e interpelancës së parashtruar tha se me vetë fjalimin e Jançevit është dëshmuar se inteprelanca është e pabazë.  

"Nga cilido këndvështrim të shikoni do të shihni se kryetarja e Komisionit, ka të drejtë sepse e dëshiron të vërtetën në tërësi. Ajo është e bindut se nëse hiqen fragmentet nga historia, e vërteta mbetet gjysmake dhe me një të vërtetë të këtillë nuk mund të ndërtohet e ardhmja e qytetarëve. Por, pranoj, edhe deputetja ka dobësi të saj. Ajo është shqiptare dhe duhet të përballet me dallimet që ekzistojnë jo vetëm në këtë institucion... Ajo është e bindur se për këto çështje niset nga huamnizmi dhe se fillimisht duhet të jemi njerëz", tha Dauti.

Sipas saj, nëse është lexuar neni 9 i Kushtetutës dhe neni 176 i Rregllores "çdokush do ta ketë të qartë se qëllimi është që të tregohet demonsrim i forcës dhe diktat ndaj punës së deputetëve që mendojnë ndryshe".

"Nuk do të pranoj një pjesë e popullatës të mos trajtohet në mënyrë të barabartë edhe pse janë pjesëtarë të barabartë në shtet dhe në të ardhurat buxhetore. Çdoherë kështu do të veproj kur do të nevojitet... Nga një shtet që duhet t'i mbrojë, u shndërrua në shtet që u kërcënohet qytetarëve shqiptarë. A nuk keni turp, a nuk djersiteni, kur sot bëni që të rinjtë dhe fëmijët t'i dëgjojnë fjalët e njejta që i kemi dëgjuar ne në të kaluarën tonë. Kur prindërit tanë kërcënoheshin sepse na i vendosnin emrat tanë", tha deputetja nga koalicioni "Fronti evropian" në përgjigje të interpelancës.
Nga foltorja e Kuvendit ajo tha se interpelancën nuk e ndjen personalisht, por, tha, "ka të bëjë me të gjithë ne, ka të bëjë me lirinë dhe barazinë dhe me vlerat demokratike".
"Cili do të jetë epilogu i kësaj kërkese për shkarkim, nuk do të zgjidhet ky problem", tha Dauti dhe bëri thirrje "të gjithë së bashku të ulen dhe ta shqyrtojnë ligjin" dhe kushtet që ai i ofron, siç tha, edhe për forcat e sigurisë së shtetit, edhe për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Porositi edhe se për atë duhet të ketë mbështetje nga shteti sepse marrëveshja paqësore ishte pranuar nga të gjithë.
Para se të miratohet rendi i ditës i mbledhjes së 29-të, në të cilën janë pesë interpelancat, deputetët e LSDM-së e braktisën sallën e Kuvendit. Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski kumtoi se nuk do t'i mbështesë katër interpelancat për anëtarët e Qeverisë, të parashtruara nga koalicioni "Fronti evropian", as interpelancën kundër Dautit, parashtruar nga E Majta.
"Konsiderojmë se nuk duhet të mbështeten interpelancat dhe prandaj LSDM nuk do të marrë pjesë në këtë debat, sepse Parlamenti nuk është vend ku duhet të nxiten tensionet ndëretnike. Baza e interpelancave është në një debat mu të këtillë i cili duhet të hapet në vend se të hapet për tema të vërteta të cilat kanë të bëjnë me punën e ministrave dhe jo vetëm për këta për të cilët është inicuar interpelanca, por edhe për të tjerë", tha Spasovski.
Sipas tij, në interpelancat për anëtarët e Qeverisë (zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Ivan Stoillkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësi i tij, Astrit Iseni - parashtruar nga Fronti evropian) është dashur të prëfshihen edhe tema të tjera, siç tha - "skandalet me ikjet e Ramadanit dhe Grubit, aktivitete të panumërta nga plani i sigurisë që po na ndodhin, djegia e automjeteve dhe shtëpive në shumë vende të shtetit". Spasovski tha se "nuk mund të jenë bazë vetëm temat që hapen për Ditën e flamurit shqiptar" dhe se për ato incidente ekzistojnë ligje dhe "nëse shkilen, barten përgjegjësi dhe nuk mund të jenë përgjegjësi politike".
Për interpelancën për Dautin, ndërkaq, koordinuesi i LSDM-së kumtoi se nuk e mbështetë sepse konsiderojnë se faji për atë se nuk po caktohet mbledhja për Ligjin për mbrojtësit është tek kryetari i Kuvendit i cili, siç tha, "ka standarde të dyfishta" dhe "veprime të ndryshme në dy situata të njejta", përkatësisht "një për ligjin për mbrojtësit, ndërkaq tjetrin për Ligjin me kredinë hungareze". mb/ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR