• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dymbëdhjetë anëtarë të milicisë nigeriane e kanë humbur jetën në përleshje me bandat në Nigeri

Dymbëdhjetë anëtarë të milicisë nigeriane e kanë humbur jetën në përleshje me bandat në Nigeri

Kano, 6 shkurt 2024 (MIA) - Dymbëdhjetë luftëtarë të milicisë në Nigeri janë vrarë në përleshje me banditë në pjesën veriperëndimore të vendit, deklaruan burime të milicisë.

Pjesëtarët e milicive lokale, të stërvitur që të luftojnë me xhihadistët, pohojnë se janë vrarë banditë dje në luftimet në shtetin federal Sokoto.

"Kemi vrarë më shumë se 50 banditë, por për fat të keq, humbën 12 njerëz tanë", deklaroi një pjesëtar i milicisë.

Pjesët veriperëndimore dhe qendrore të Nigerisë janë nën kontroll të grupeve kriminele, të njohur si "banditë". Ata shkojnë në bastisje të përgjakura nëpër fshatra dhe i rrëmbëjnë banorët, e pastaj kërkojnë para për ta.

Milicia, e formuar në vitin 2013, është e organizuar dhe e stërvitur nga armata nigeriane. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR