• e shtunë, 05 tetor 2024

Dy të vrarët dje në Çellopek janë babë e bir të moshës prej 52 dhe 28 vjet, janë gjetur tri pistoleta

Dy të vrarët dje në Çellopek janë babë e bir të moshës prej 52 dhe 28 vjet, janë gjetur tri pistoleta

Tetovë, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Dy nga të vrarët në Çellopek të Tetovës janë babë e bir të moshës prej 52 dhe 28 vjet, ndërsa i plagosuri është 54-vjeçar, të gjithë familjarë të vrarësit të dyshuar. 

SPB Tetovë njoftoi sot se janë gjetur tri pistoleta në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e të vdekurve janë dorëzuar në autopsi.

"Më 27.12.2023 rreth orës 14:30 në fshatin Çellopek, të Tetovës, nëpunës të policisë nga SPB Tetovë, Departamenti i Policisë Zherovjan e kanë privuar nga liria I.I. (59) nga fshati Çellopek, duke vepruar në bazë të denoncimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri i ka vrarë famijarët e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh. (28), ndërsa e ka plagosur A.Xh. (54), të gjithë nga i njëjti fshat. I dyshuari, i cili, gjithashtu, ishte plagosur me armë zjarri, ishte mbajtur në stacion policor dhe ishte dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë për t'i ofruar ndihmë mjekësore", informoi sot zëdhënësi Marjan Josifovski.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi mbikëqyrës i SPB Tetovë.

"Gjatë mbikëqyrjes ishin gjetur dhe marrë tri pistoleta. Një pistoletë është marrë nga i arrestuari, ndërsa dy të tjerët ishin gjetur në afërsi të të vdekurve F.Xh. dhe M.Xh. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të vdekurve ishin dhënë në autopsi", informoi zëdhënësi Josifovski. 

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim adekuat. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR