• e diel, 22 dhjetor 2024

Dy të vdekur nga tornadot në Teksas dhe Oklahoma, 250.000 shtëpi pa energji elektrike

Dy të vdekur nga tornadot në Teksas dhe Oklahoma, 250.000 shtëpi pa energji elektrike

 Uashington, 26 maj 2024 (MIA)  - Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një numër i madh janë lënduar nga tornadoja që i goditi shtetet amerikane të Teksasit dhe Oklahomas.

Tornadoja dëmtoi një autostradë që lidh dy shtetet, si dhe shtëpi dhe furnizimin me energji elektrike në qytete të shumta në Teksas, Oklahoma dhe Arkanzas, duke lënë 250.000 familje pa energji elektrike. 

 

"Tornadoja e goditi qarkun Denton të shtunën në mbrëmje, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar",  bënë të ditur autoritetet lokale.

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR