• e martë, 25 qershor 2024

Dy të vdekur dhe 26 të lënduar në një shpërthim të gazit në një restorant në Kinë

Dy të vdekur dhe 26 të lënduar në një shpërthim të gazit në një restorant në Kinë

Pekin, 13 mars 2024 (MIA)   - Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 26 të tjerë janë lënduar sot në një shpërthim të fuqishëm në një restorant në lagjen Sanhe të Kinës, njoftuan mediat shtetërore. 

Dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje e gazit. 

 Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 8 sipas kohës lokale kur shumë njerëz shkonin në punë, raportoi CCTV.

 Ai shtoi se shpërthimi ka qenë "në një zonë të vjetër banimi" në zoën Sanhe.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR