Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar me para të padeklaruara në aeroportin e Tiranës
- Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Tiranë, te të cilët janë gjetur euro dhe denarë, të cilat nuk i kanë deklaruar.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:18, 9 tetor, 2025
Tiranë, 9 tetor 2025 (MIA) - Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Tiranë, te të cilët janë gjetur euro dhe denarë, të cilat nuk i kanë deklaruar.
Nga shtetasit e Maqedonisë, të cilët do të udhëtonin në Norvegji, u zbuluan dhe sekuestruan 22.805 euro dhe 2.600 denarë.
Sipas njoftimit të policisë tek personi A.J. (33) u gjetën 11.800 euro dhe 2.600 denarë, ndërsa tek B.I. (43) 11.005 euro, të cilat nuk i kanë deklaruar.
Materialet procedurale janë dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme. qa/
Foto: MIA