• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy persona janë lënduar rëndë nga moti i keq në Split

Dy persona janë lënduar rëndë nga moti i keq në Split

Split, 8 korrik 2025 (MIA) - Dy persona janë plagosur rëndë në stuhinë që goditi sot zonën e Splitit në Kroaci, njoftoi Qendra Spitalore Klinike e Splitit, njoftuan mediat kroate.

Siç raportohet nga QSK Split, janë pranuar gjithsej 26 pacientë, ndërsa pasi janë ekzaminuar, dy prej tyre u mbajtën në spital për trajtim me lëndime të rënda, por jeta e tyre nuk është në rrezik, raportoi Hina.

Zëdhënësja e QSK-së së Splitit, Kristina Bitanga, shtoi se të tjerët ishin plagosur lehtë, kryesisht me prerje, gërvishtje, fraktura dhe mavijosje.

Një stuhi e shoqëruar me breshër dhe erëra të forta goditi Splitin dhe zonën përreth këtë mëngjes, duke e lënë qytetin pa energji elektrike për një kohë të shkurtër, ndërsa ndërtesa të shumta u dëmtuan, veçanërisht Poljudi dhe Pallati i Dioklecianit. mb/

Foto. Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR