• e martë, 26 nëntor 2024

Dy persona janë lënduar nga të shtënat para spitalit të Tetovës

Dy persona janë lënduar nga të shtënat para spitalit të Tetovës

Tetovë, 11 janar 2014 (MIA) - Dy persona janë lënduar nga armë zjarri para objektit të Qendrës urgjente në Spitalin klinik - Tetovë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. Për shkak të natyrës së lëndimeve, njëri prej personave është dërguar në Qendrën klinike në Shkup.

SPB Tetovë sonte kumtoi se rreth orës 18:05, tek ata ka pasur paraqitje se para hyrjes së Qendrës urgjente në Spitlain klinik të Tetovës është shtënë drejt dy personave nga fshati i tetovës, Gajre, të cilët kanë marrë plagë nga armët e zjarrit.

Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë perosnave, të cilët dyshohen për rastin. Vendi ku ka ndodhur incidenti është nën sigurim të fuqishëm policor.

Përndryshe, këtij rasti, sot, gjithashtu, i paraprinë zënka fizike mes njërit prej të plagoisurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në incident.

Policia po punon në ndriçimin e rastit. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR