• e martë, 24 dhjetor 2024

Dy persona janë lënduar lehtë nga përplasja e një lokomotive dhe një furgoni në afërsi të fshatit Llopat të Kumanovës

Dy persona janë lënduar lehtë nga përplasja e një lokomotive dhe një furgoni në afërsi të fshatit Llopat të Kumanovës

Kumanovë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Dy persona janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm - Kumanovë pasi lokomotiva ka goditur një furgon në fshatin Llopat të Kumanovës, njoftoi sot QMK-ja.

Aksidenti ka ndodhur pardje, në fshatin Llopat pranë vendkalimit hekurudhor.

"Aksidenti ka ndodhur në orën 5:50, kur një lokomotivë goditi një furgon pasagjerësh. Dy persona janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është dëmtuar vetëm furgoni, ndërsa në hekurudhë nuk ka pasur dëme materiale", bëjnë të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). 

Nga spitali i përgjithshëm thonë se dy persona janë lënduar. 

"Dy persona janë me lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital", deklaroi drejtoresha e spitalit Biljana Ivanovska.

 Qarkullimi hekurudhor është normalizuar në orën 9:45 dhe funksionon rregullisht dhe pa ndalesa. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR