• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dy persona janë lënduar lehtë në një aksident pas pikëpagesës Sopot në autostradën Shkup - Veles

Dy persona janë lënduar lehtë në një aksident pas pikëpagesës Sopot në autostradën Shkup - Veles

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Dy persona nga Prilepi janë lënduar lehtë në aksidentin e sotëm të komunikacionit pas pikëpagesës Sopot në autostradën Shkup - Veles.

"Që të dy janë jashtë rrezikut për jetë dhe pas mbikëqyrjes disaorëshe në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit vetë ata kishin kërkuar dhe ishin lëshuar në mjekim shtëpiak", informoi për MIA-n, Maria Trajkovska, motër kryesore në ISHP Spitali i Përgjithshëm Veles.

Me veturë të ndihmës urgjente më parë ishin sjellë në Qendrën Emergjente në spitalin e Velesit dhe u ishte bërë tomografi në kokë dhe ishin lënë në spital për mbikëqyrje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR