• e diel, 12 maj 2024

Dy persona humbin jetën në aksidentin e trafikut në rrugën Radovish-Shtip

Dy persona humbin jetën në aksidentin e trafikut në rrugën Radovish-Shtip

Strumicë, 3 maj 2024 (MIA) - Në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në magjistralen Radovish-Shtip kanë humbur jetën dy shoferë, ndërsa një pasagjere është dërguar në spitalin e Shtipit.

Lajmin për MIA-n e konfirmoi zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova e cila informoi se në aksidentin kanë marrë pjesë makinat “Pasat” dhe “Opel”.

"Në vendin e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesit e të dyja automjeteve, ndërsa një pasagjere nga automjeti i tipit “Opel” është transportuar në Qendrën mjekësore Shtip", deklaroi Trajanova.

Prokurori publik ka inspektuar vendin e aksidentit, ndërsa komunikacioni është ridrejtuar përgjatë rrugës së vjetër.

Më shumë detaje rreth aksidentit policia do të japë nesër. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR