• e shtunë, 09 nëntor 2024

Dy nga të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Veles - Izvor janë ridërguar në Qendrën klinike në Shkup

Dy nga të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Veles - Izvor janë ridërguar në Qendrën klinike në Shkup

Veles, 10 nëntor 2023 (MIA) - Dy nga gjithsej 16-të personat e lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi pasditen e sotme mes dy furgonëve në rrugën rajonale Veles - fshati Izvor janë ridërguar në mjekim të mëtejshëm në klinikat në Shkup, por janë jashtë rrezikut për jetë, informoi për MIA-n dr. Elena Levkova Qulumova, zëdhënëse e ISHP Spitali i përgjithshëm Veles.

Në mjekim në Shkup janë ridërguar shoferi 57 vjeçar i furgonit me lëndim në kokë dhe një udhëtar 55 vjeçar me lëndim në bërryl.

14-të persona nga gjithsej 16 që janë sjellë në spital janë me lëndime më të lehta, prej të cilëve disa janë ndaluar, ndërsa disa pas kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar ose deri nesër në mëngjes do të largohen nga spitali për në shtëpi. Me automjetin e ndihmës së shpejtë tetë nga të lënduarit janë dërguar për kontroll në spitalin e përgjithshëm të Velesi, ndërsa edhe tetë të tjerë me automjete private.

Biljana Gjakovska, zëdhënëse e SPB Veles, për MIA-n konfirmoi se ka ndodhur aksident mes dy furgonëve në orën 14:50 pas udhëkryqit drejt fshatit Vojnicë në Çashkë. Ajo informoi se ekipe të SPB Veles ende janë në terren dhe kryejnë inspektim për shkaqet e fatkeqësisë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR