• e martë, 25 qershor 2024

Dy ndeshje suspendim për Çavin dhe Rafinjan

Dy ndeshje suspendim për Çavin dhe Rafinjan

Madrid, 16 gusht 2023 (MIA) – Trajneri i Barcelonës, Çavi, i cili mori karton të kuq në ndeshjen e xhiros së parë të La Ligës kundër Getafes (0:0) për shkak të disa debateve me arbitrat, është suspenduar me dy ndeshje. Trajneri iu shmang skualifikimit të mëtejshëm për qëndrimin në tunelin e tribunës pas përjashtimit.

Çavi gjithashtu i shpëtoi dënimit për komentet e tij pas ndeshjes për ekipin e arbitrave të Cesar Soto Grado. Kryetrajneri i “Barcelonës” e quajti punën e arbitrave “një turp absolut”.

Edhe anësori i Barcelonës, Rafinja, është suspenduar me dy ndeshje, pasi ka marrë një karton të kuq direkt për goditjen me bërryl mbrojtësin Gaston Alvarez në eshtërr temporal,

Çavi dhe Rafinja do të mungojnë në ndeshjet kundër Kadiz dhe Villarreal për shkak të suspendimeve. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR