• e mërkurë, 15 janar 2025

Dy liderë të partisë së serbëve të Kosovës janë arrestuar në Mitrovicë pasi kanë fishkëllyer Kurtin dhe prishur rendin publik

Dy liderë të partisë së serbëve të Kosovës janë arrestuar në Mitrovicë pasi kanë fishkëllyer Kurtin dhe prishur rendin publik

Prishtinë, 10 shtator 2024 (MIA) - Lideri i partisë së serbëve të Kosovës, Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, së bashku me nënkryetarin e partisë Ilija Orloviq, janë arrestuar sot pasdite në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit dhe qetësisë publike, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Mediat kanë publikuar se Arsenijeviq dhe Orloviq janë arrestuar për shkak se kanë fishkëllyer kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili, i shoqëruar nga ministra të qeverisë së tij, sot po qëndron në veri të Mitrovicës.

I pyetur për arrestimin, zëvendës-shefi i policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, ka deklaruar për media se është e vërtetë që i arrestuari ka fishkëllyer, por nuk ka thënë se drejt kujt.

Në një deklaratë për portalin në gjuhën serbe "KoSSev" Elshani tha se të arrestuarit do të lirohen dhe do të gjobiten për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Në momentin e incidentit, Kurti ishte në një restaurant të hapur për ushqim të shpejtë në shëtitoren në Mitrovicë. Me të ishte dhe shefi i MPB-së së Kosovës, Xhelal Sveçla, si dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi.

Ata paraprakisht kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e stacionit policor të Kosovës në fshatin Leshak, në komunën e Leposaviqit.

Në qendër të Mitrovicës së Veriut, siç informon KoSSev, ka forca të shtuara të policisë së Kosovës, duke përfshirë njësitë speciale me autoblinda.

Kurti dhe ministri pas qëndrimit në restorant, janë drejtuar në objektin e mbyllur paradokohe, ku funksiononin institucionet paralele serbe në veri të Mitrovicës .

Kurti ka paralajmëruar projektin për ndërtimin e parkut pranë këtij objekti, e pastaj ka shkuar në një takim me kryetarin e komunës nga partia e tij, Erden Atiq në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së Veriut. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR