• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dushko Arsovski më nuk do të jetë zëdhënës i Qeverisë

Dushko Arsovski më nuk do të jetë zëdhënës i Qeverisë

Shkup 21 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski para fillimit të konferencës së sotme për shtyp në Qeveri kumtoi se zëdhënësit të deritanishëm qeveritar Dushko Arsovski i përfundon angazhimi, me kërkesë të tij.

Kovaçevski i shprehu falënderim Arsovskit për punën e deritanishme si zëdhënës i Qeverisë dhe i dëshiroi sukses në sfidën e radhës në karrierën e tij profesionale.

 "Falënderim të madh besoj se do të shprehin edhe mediat me të cilat për dy vite e gjysmë komunikoi në nivel të lartë profesional. Praktikisht ai ishte pjesë e procesit në të cilin Qeveria si institucion ishte vlerësuar si institucioni më transparent, gjegjësisht 100 për qind transparencë", tha Kovaçevski.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR