• e martë, 25 qershor 2024

Duro më nuk është trajner i Struga TL

Duro më nuk është trajner i Struga TL

Strugë, 2 maj 2024 (MIA) - Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga Trim Lum sot informoi për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Shpëtim Duro.

"Me marrëveshje të përbashkët është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Duro. Me këtë rast, KF Struga iu falënderua Duros për kontributin e tij në periudhln derisa e ka udhëhequr ekipin tonë në kampionatin shtetëror dhe garat evropiane, ndërsa po ashtu i dëshirojmë shumë sukses në të ardhmen", qëndron në kumtesën e struganëve.

Tre xhiro para fundit të sezonit në Ligën e parë të Maqedonisë, Struga TL e ndan vendin e parë së bashku me Shkëndijen dhe Shkupin. Të tri ekipet kanë nga 58 pikë.

Në tre xhiro të fundit, Struga do të luajë me Gostivarin (në shtëpi), pastaj me Shkëndijën (si mysafir) dhe në fund me Shkupin (shtëpi). bsh/

Foto: Fejsbuk Struga TL

QËNDRONI TË LIDHUR