• e premte, 05 dhjetor 2025

Durmishi u takua me drejtorin e përgjithshëm të ILO

Durmishi u takua me drejtorin e përgjithshëm të ILO

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi zhvilloi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Zhilber Houngbo, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm midis Maqedonisë së Veriut dhe ILO-s.

Siç informon Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ministri Durmishi e informoi për reformat në vazhdim në fushën e punës, duke përfshirë përgatitjen e pesë ligjeve të reja, nisjen e një projekti të ri për promovimin e sigurisë dhe shëndetit në punë, vazhdimin e aktiviteteve që lidhen me Garancinë Rinore, si dhe progresin në funksionimin e Këshillit Socio Ekonomik. 

"U theksua angazhimi i vendit tonë për zbatimin e Konventës 190 të ILO-s, si dhe prioritetet kryesore si: migrimi i fuqisë punëtore, barazia gjinore, puna në platforma, vendet e gjelbra të punës dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme", thuhet në kumtesë. fc/

Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës

 

QËNDRONI TË LIDHUR