• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Durmishi: Nëse nuk i aprovojmë masat, çmimet e ushqimit do të rriten

Durmishi: Nëse nuk i aprovojmë masat, çmimet e ushqimit do të rriten

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Nëse nuk e aprovojmë Shportën konsumatore dhe aksionin "Më pak shpenzime - më shumë për ju", çmimet e ushqimit do të rriteshin në mënyrë plotësuese, ndërsa me këtë edhe inflacioni, heksoi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

"Këto vendime i kemi marrë për mbrojtje të standardit të qytetarëve sepse në muajin e kaluafr Enti shtetëror i statistikës ka dalë me informacione se ka rritje të çmimeve të produkteve bazike ushqimore. Për këtë kemi bërë plan me të cilin kemi sjellë sportë konsumatore të vjeshtës që t'u dalim në vigjilje qytetarëve. Po të mos i merrnim vendimet, çmimet e produkteve ushqimore bazike do të kishin rritme akoma më të madhe dhe inflacioni do të ishte më i madh për 2,6 për qind sa është tani", tha Durimishi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp me rastin e 100 ditë Qeveri.

Përkujtoi se është në fuqi Ligji për praktika jokorrekte tregtare dhe theksoi se produktet do të shiten me çmime të vjera derisa nuk harxhohen rezervat nëpër markete.

"Kur të harmonizohen çmimet me furnizuesit, do të ketë ulje shtesë të çmimit. Kjo do të ndodhë në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm. Në këta tre muaj shkon periudha kalimtare për harmonizimin e çmimeve, gjatë së cilës Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës do të jetë në terren dhe do t'i paralajmërojë ata që nuk respektojnë ligjin dhe do t'u këshillojë ta respektojnë atë. Më pas në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojnë t'i ndëshkojnë dhe do të veprojnë sipas kompetencave që kanë sipas ligjit", saktësoi Durmishi.

Ai theksoi se në Kuvend është duke vazhduar procedura për riorganizimin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, i cili, siç tha, do të përmirësojë funksionalitetin e tij.

Ai tha se Ministria e Ekonomisë dhe Punës nuk ka informacione për truket që bëjnë tregtarët në zbatimin e Ligjit për praktika të padrejta tregtare.

“Kur të dalë në terren Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, nëse vëren se ka parregullsi nga ana e kompanive, është normale që të veprojnë sipas ligjit dhe të shënojnë penalitete”, tha Durmishi. mb/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR