Durmishi: Miratohet në Kuvend propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare
- Në Kuvend me procedurë të shkurtuar ka kaluar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare. Ky Propozim i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të shoqërive tregtare, është në bazë të Agjendës së reformave, e cila është pjesë përbërëse e Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi Evropian, informon ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.
- Post By Sara Ademi
- 17:17, 27 dhjetor, 2024
Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kuvend me procedurë të shkurtuar ka kaluar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare. Ky Propozim i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të shoqërive tregtare, është në bazë të Agjendës së reformave, e cila është pjesë përbërëse e Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi Evropian, informon ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.
"Sipas Agjendës së reformës, konkretisht pjesën 4.1.5. Reformat në menaxhimin e kompanive shtetërore, Republika e Maqedonisë së Veriut është e detyruar deri në fund të vitit të miratojë Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të shoqërive tregtare, i cili prezanton rregulla të reja për kompanitë shtetërore për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të pavarur joekzekutivë të Këshillit të drejtorëve, respektivisht anëtarëve të pavarur të Këshillit mbikëqyrës. Nëse kjo masë zbatohet me kohë, në përputhje me Agjendën e reformave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, është parashikuar të tërheqë mjete financiare në vlerë prej 4.400.906.47 euro", thotë Durmishi në një kumtesë për mediat.
Njoftimi për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare synon të vendosë kushte të veçanta që përcaktojnë përvojën e nevojshme të punës për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të pavarur joekzekutivë të këshillit të drejtorëve, përkatësisht anëtarëve të pavarur të këshillit mbikëqyrjes në shoqëri me përgjegjësi dhe këshillin e aksionerëve, në pronësi të plotë dhe dominuese shtetërore.
"Me fjalë tjera, për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarit të pavarur joekzekutiv të këshillit të drejtorëve, përkatësisht anëtarit të pavarur të këshillit mbikëqyrës, kandidati duhet të ketë së paku katër vjet përvojë pune, konkretisht në fushën e funksionimit financiar dhe çështje juridike", thekson Durmishi.
Në këtë mënyrë, Projektligji pritet të krijojë një kornizë të përshtatshme ligjore për rregullimin e kritereve për përzgjedhjen e anëtarëve të pavarur joekzekutivë në bordin e drejtorëve dhe anëtarëve të pavarur në bordet mbikëqyrëse në shoqëritë aksionare me pronësi dominuese shtetërore, në drejtimin e sigurimit të menaxhimit të cilësisë dhe efikasitetit, dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në ngritjen e ekspertizës dhe profesionalizmit në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit dhe menaxhimit të këtyre kompanive. sa/
Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës