Duplantis fitoi çmimin "Laureus" për vitin 2024
- Atleti i kërcimit me shkop Arman Duplantis dhe gjimnastja Simon Bils janë shpallur sportistët e vitit - "Laureus" për vitin 2024.
- Post By Sara Ademi
- 08:26, 22 prill, 2025

Madrid, 22 prill 2025 (MIA) - Atleti i kërcimit me shkop Arman Duplantis dhe gjimnastja Simon Bils janë shpallur sportistët e vitit - "Laureus" për vitin 2024.
Ndarja e çmimeve u mbajt mbrëmë në Madrid.
Njëzet e pesë vjeçari Duplantis fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Paris në vitin 2024, ndërsa gjithashtu tre herë theu rekordin botëror në kërcimin me shkop.
Biles (28) fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Lojërat në Paris. sa/
Foto: EPA