• e martë, 03 shkurt 2026

Dukshmëri e zvogëluar deri në 50 metra në Pletvar për shkak të mjegullës

Dukshmëri e zvogëluar deri në 50 metra në Pletvar për shkak të mjegullës

 Shkup, 2 shkurt 2025 (MIA) - Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar deri në 50 metra në qafën malore Pletvar, njoftoi sonte Ndërmarrja Publike "Rrugët e Maqedonisë".

Nga atje informojnë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa, ndërsa reshje të lehta bore ka në rrugën Kriva Pallankë - Deve Bair me ndale në rrugë.

Të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme, në disa rrugë që kalojnë nëpër gryka dhe qafa malore janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.

 Apelojnë për drejtim të kujdesshëm, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

 Theksojnë se ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe po i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR