• e hënë, 09 shtator 2024

Dueli mes Usikut dhe Fjurit caktohet në tetor në Arabinë Saudite

Dueli mes Usikut dhe Fjurit caktohet në tetor në Arabinë Saudite

Riad, 7 maj 2024 (MIA) - Këshilltari mbretëror i Arabisë Saudite me gradën ministër dhe kryetar aktual i Administratës së përgjithshme për argëtim në Arabinë Saudite, Turki Al-Sheik, deklaroi se pavarësisht epilogut të luftës mes VBA, IBF dhe VBO, Oleksandar Usik (21-0) dhe kampionit të peshave të rënda në në VBC, Tajson Fjuri (34-0), dueli mes tyre do të zhvillohet më 12 ose 13 tetor në Riad të Arabisë Saudite.

Al-Sheik këtë e deklaroi në intervistën për “ESPN”.

Njëherësh, deri në fund të vitit është shtyrë dueli ndërmjet kampionit të IBF, VBC dhe VBO në peshën e lehtë Artur Beterbiev (20-0) dhe kampionit të VBA dhe IBO në peshën e lehtë Dmitri Bivol (22-0).

Fjuri dhe Usik duhej të takoheshin në ring më 17 shkurt, por dueli u shty për më 18 maj për shkak të një prerje mbi syrin e djathtë që pësoi Fjuri gjatë një sparingu. Që të dy më pas ranë dakord për një datë të re, lokacioni i duelit mbetet i njëjtë - "Kingdom Arena" në Riad, Arabi Saudite.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR