Duel me Belgjikën për vendin e parë në grup
- Reprezentacioni i Belgjikës është kundërshtari i sontëm i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll. Dueli luhet në Gent dhe është njëherësh ndeshje nga Grupi J. Reprezentacioni i Maqedonisë hyn në tre ndeshjet e fundit si ekip në vend të parë, ndërsa Belgjika në vendin e dytë që ka një pikë më pak, por edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
- Post By Fami Bajrami
- 08:10, 10 tetor, 2025
Gent, 10 tetor 2025 (MIA) – Reprezentacioni i Belgjikës është kundërshtari i sontëm i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll. Dueli luhet në Gent dhe është njëherësh ndeshje nga Grupi J. Reprezentacioni i Maqedonisë hyn në tre ndeshjet e fundit si ekip në vend të parë, ndërsa Belgjika në vendin e dytë që ka një pikë më pak, por edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
Të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski nga e mërkura ndodhen në Gent, ndërsa mbrëmë zhvilluan edhe seancën stërvitore ku sonte do të luhet ndeshja.
Kundërshtari është një përzgjedhje, ku shumica e lojtarëve luajnë në pesë ligat më të forta në Evropë, por në këtë ndeshje do të mungojë sulmuesi Romelu Lukaku.
"Mungon Lukaku, por Belgjika ka një numër sulmuesish cilësorë dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Do të bëjmë më të mirën tonë, kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Maqedoninë. Me përkushtim dhe përqendrim maksimal, duke luftuar për çdo top, besojmë se mund ta arrijmë qëllimin tonë", deklaroi mbrojtësi Visar Musliu.
Në tabelë, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut është në vendin e parë me 11 pikë (5 ndeshje), Belgjika e dyta me 10 pikë (4), Uellsi ka 10 pikë (5), Kazakistani me 3 (5), ndërsa Lihtenshtajni është i fundit pa pikë.
Fillimi i ndeshjes në Gent është në orën 20:45, ndërsa arbitër është Umut Meler nga Turqia. Sot në program është edhe një ndeshje ku luajnë Kazakistani dhe Lihtenshtajni, ndërsa Uellsi është i lirë.
Foto: EPA