• e enjte, 04 dhjetor 2025

Drunj të rënë dhe rrugë të vërshuara për shkak të motit të ligë në Tetovë

Drunj të rënë dhe rrugë të vërshuara për shkak të motit të ligë në Tetovë

Tetovë, 27 qershor 2025 (MIA) – Drunj të rënë dhe rrugë të vërshuara për shkak të motit të ligë i cili e kaploi Tetovën me shi intensiv dhe erë të fuqishme pas orës 15 dhe 30 minuta dhe zgjati pak më shumë se një orë. Nuk ka informacione për dëme ose të lënduar. 

Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse Tetovë informojnë se intervenojnë në rrugën Brodec – Shipkovicë që është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të tokës dhe ujit. 

Për shkak të erës së fuqishme ra një dru në rrugën “Bane Stefanovski” te Kopshti i Vjetër, ku ka vetura të dëmtuara. Dru ka rënë edhe në rrethin e Universitetit të Evropës Juglindore. 

Edhe nga ndërmarrja publike komunale “Sharri” informojnë se punëtorët e tyre janë angazhuar në rrugët e Tetovës të cilat janë vërshuar për shkak të shiut intensiv. 

“Njësiti i punës ‘Kanalizimi’, pas shirave të rrëmbyeshme, për pak kohë dhe shumë shpejtë arriti t’i lokalizojë vendet kyçe ku u paraqitën probleme me kanalizimin fekal dhe atmosferik”, njoftuan nga NKP “Sharri”. 

Në vendet ku ka drunj të rënë, rastet evidentohen dhe nga shërbimet profesionale të policisë të cilat kryejnë mbikëqyrje. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR