Dronë goditën katër tankere për naftë në Rusi
- Katër tankerë për naftë të drejtuara nga kompani greke u goditën nga dronë të paidentifikuar sot, ndërsa lundronin nëpër Detin e Zi drejt terminalit të Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik (CPC) në afërsi të bregur rus, publikuan mediat ruse.
Moskë, 13 janar 2026 (MIA) - Katër tankerë për naftë të drejtuara nga kompani greke u goditën nga dronë të paidentifikuar sot, ndërsa lundronin nëpër Detin e Zi drejt terminalit të Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik (CPC) në afërsi të bregur rus, publikuan mediat ruse.
Aktualisht është e paqartë se kush qëndron pas sulmeve me dronë. Ukraina ende nuk ka komentuar për këtë çështje, ndërsa CPC refuzoi të komentojë për incidentin.
Forcat ukrainase më 29 nëntor me dron goditën një nga tre portet kryesore të CPC-së në afërsi të portit Novorijsk, që çoi në ulje të eksportit dhe prodhimit të naftës në Kazakistan.
Prodhimi i naftës dhe gazit në Kazakistan është ulur për 35 për qind midis 1 dhe 12 janarit, deklaroi një burim i njohur me të dhënat, kryesisht për shkak të kufizimeve në eksport përmes terminaleve të Detit të Zi.
Ministria e Energjetikës e Kazakistanit sot publikoi se CPC vazhdon të eksportojë naftë përmes një porti. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s