• e mërkurë, 14 janar 2026

Zelenski: Situatë e rëndë në Ukrainë

Zelenski: Situatë e rëndë në Ukrainë

Kiev, 14 janar 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski në fjalimin e djeshëm drejtuar kombit theksoi se vendin e ka kapluar një situatë e rëndë.

"Situata për momentin është e rëndë çdokund, por më e rëndë në front. Sulmet vazhdojnë. Si edhe mbrojtja e pozicioneve tona", theksoi Zelenski.

Për shkak të sulmeve ruse ndaj sistemit energjetik ukrainas qytetarët nuk kanë energji elektrike dhe ngrohje, përderisa në front, armata ruse po përparon drejt jugut dhe lindjes. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR