• e mërkurë, 14 janar 2026

Tramp: SHBA-ja do të reagojë me vendosmëri nëse Irani filloj me ekzekutime

Tramp: SHBA-ja do të reagojë me vendosmëri nëse Irani filloj me ekzekutime

Uashington, 14 janar 2025 (MIA) - SHBA-ja do të reagojë "me shumë vendosmëri" nëse autoritetet iraniane fillojnë me ekzekutime të personave të arrestuar në protesta, paralajmëroi presidenti amerikan Donald Tramp.

Disa orë më parë, në një postim në rrjetin e tij social "Truth soshël", Tramp porositi se nuk ka ndërmend të takohet me përfaqësues të autoriteteve iraniane dhe i inkurajoi protestuesit, duke theksuar se "ndihma është rrugës". Komenti ka pasuar në kohën kur aktivistët pohojnë se numri i të vrarëve në protestat në Iran ka tejkaluar 2.000 persona.

"Do të reagojmë me shumë vendosmëi nëse bëjnë një gjë të tillë", deklaroi Tramp më vonë, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në televizionin Si-Bi-Es-njuz gjatë vizitës në fabrikën për automjete në Detroit, shtetin federal Miçigan, lidhur me ekzekutime të mundshme të protestuesve në Republikën Islamike. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR