• e mërkurë, 27 nëntor 2024

“Drita e Gonxhës” dhuroi freski mbi dallgët liqenore të Strugës

“Drita e Gonxhës” dhuroi freski mbi dallgët liqenore të Strugës
Shkup, 27 gusht 2022 Struga si pjesë e gjeografisë kërkimore-shkencore paraqet një target mjaft të rëndësishëm në hartën e trashëgimisë shpirtërore të ITSHKSH-së, tha drejtori prof.dr. Skender Asani. Prandaj jo rastësisht, sipas tij, edhe në Strugë do të funskionojë Qendra e trashëgimisë kulturore e cila do të mbulojë një gamë të gjerë aktivitetesh kërkimore në Pellgun e Ohrit. Sot në Strugë udhëtoi karvani i Manifestimit shkencor –kulturor “Drita e Gonxhës”, me ç’rast para një auditoriumi të zgjedhur u prezantua strategjia e punës së Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze pranë ITSHKSH-së. Ky aktivitet u mbajt në bashkëpunim me Këshillin e komunës së Strugës, kurse kryetarja e këtij këshilli, Arbëresha Vlashi në  emër të kryetarit Ramiz Merko dhe të anëtarëve të Këshillit komunal,shprehi kënaqësinë që ITSHKSH kishte zgjedhur pikërisht Strugën për të shpalosur ditën e dytë të edicionit të dytë të manifestimit “Drita e Gonxhës”.Koordinatori i këtij manifestimi dhe kryeredaktori i revistës “Drita e Gonxhës, Emin Azemi, pasi iu dëshiroi mirëseardhje të ftuarve, prezantoi shkurtimisht përmbajtjen dhe ecurinë e këtij manifestimi, duke potencuar që në të ardhmen edhe nga ky rajon pritet të ketë njerëz që do të përfshihen në projektet dhe studimet që do të jenë pjesë e revistës “Drita e Gonxhës”.Struga si pjesë e gjeografisë kërkimore-shkencore paraqet një target mjaft të rëndësishëm në hartën e trashëgimisë shpirtërore të ITSHKSH-së, tha drejtori prof.dr. Skender Asani. Prandaj jo rastësisht, sipas tij, edhe në Strugë do të funksionojë Qendra e trashëgimisë kulturore e cila do të mbulojë një gamë të gjerë aktivitetesh kërkimore në Pellgun e Ohrit.“Struga dhe strugantët historikisht kanë luajtur rol të rëndësishëm në proceset ndërgjegjësuese të popullit shqiptar, duke filluar nga periudha e pas LDB-së, në demonstrat e 68-tës dhe 81-shit deri te rezistencën e UÇK-së. Nga ky rajon kanë dalë personalitete të shquara, të cilët me atdhetarinë e tyre ndikuan në përshpejtimin e proceseve liridashëse e shtetndërtuese të shqiptarëve”, tha Asani.Ai me këtë rast falemnideroi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në krye me ministrin Jeton Shaqiri, i cili personasisht është angazhuar në faktorizimin institucional të ITSHKSH-së.MASH ka mbështetur veprimtarinë shkencore e hulumtuese të ITSHKSH, tha ministri Shaqiri dhe sipas tij kjo i atribuohet kryesisht punës kreative të drejtorit Asani i cili shtë ndër të rrallët që dorëzon raporte konkrete për punët e kryera të Institutit. Ai pastaj foli për portretin moral e njerëzor  të Nënës Tereze, duke potencuar se ajo vazhdon të ushtrojë ndikim në ndërgjegjet kolektive të njerëzve.ITHKH sukseset e veta ia atribuon edhe miqëve e bashkëpunëtorëve të jashtëm, kontributi i të cilëve është mjaft i qenësishëm në procesin e verfikimit shkencor. Njëri prej tyre është edhe Don Lush Gjergji, i cili ka ndjekur hap pas hapi rritën dhe zhvillimin e ITSHKSH-së, duke qenë jo rrallë edhe konsultantat profesional për tema e çështje të caktuara. Ai shprehu kënaqësinë që ndodhet në Strugë, në një qytet i cili sipas tij, dëshmoi se ka zemër të madhe me njerëz të mrekullueshëm të cilët u treguan të gatshëm të sakrifikojnë për mbijetesën e vëllezërve e motrave nga Kosova kur ata kalonin momente të vështira gjatë viteve nëntëdhjetë.Një popull që nxjerr nga gjiri i vet figura të mëdha, tha Izmit Nura, zv.drejtor i Agjensisë për Emigracion, e ka dyfish përgjegjësinë më të madhe, sepse në njërën anë duhet të ndjek modelin që përfaqëson ajo figurë, dhe në anën tjetër, duhet ta ruajë atë figurë nga trajtat e ndryshme të abuzimit, sepse jo rrallë  ato edhe kepërdoren nga struktura të ndryshme konjukturale.“Nëna Tereze për fat të mirë nuk mund të futet në asnjë kallëp që ia caktojnë të tjerët, sepse ajo veproi jashtë kornizave dhe jashtë kanoneve të shkruara e të pashkruara. Ajo kishte filozofinë e saj origjinale të të menduarit dhe vepruarit dhe si e tillë ajo ofroi mirësinë dhe butësinë njerëzore në komunkimin e përditshëm”, nënvizoi Nura.Pjesë e këtij aktiviteti, ishte edhe atmosfera artistike që solli aktori Xhevat Limani, i cili për audiencën fali emocione pasi deklamoi disa vargje nga Nëna Tereze.Takimi me struganët përfundoi me ndarjen e mirënjohjes për Irfan Vlashin, një atdhetar dhe veprimtar i dalluar i këtij rajoni, me çka kontributi i tij nuk mund të mos ishte në fokusin e ITSHKSH-së.
_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR