• e diel, 22 dhjetor 2024

"Drislla" përballet me dënim prej 120 mijë euro dhe gjashtë mijë euro për drejtorin për ndotje të lumit "Markova Reka"

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Ndërmarrja publike "Drislla" po përballet me dënim prej 110 deri 120 mijë euro, ndërsa drejtori me dënim prej gjashtë mijë euro pas mbikëqyrjes së kryer të jashtëzakonshme inspektuese, pas paraqitjes së qytetarëve nga fshati Batincë me ç'rast është konstatuar se në "Markova Reka" ka koncentrime më të mëdha të substancave ndotëse nga sasia e lejuar.

Nga Qeveria sot informuan se mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese është kryer më 4 shtator dhe se vizuelisht është konstatuar se ka ndotje në "Markova Reka" me materie të lëngshme ngjyrë kafe, por nuk është ndjerë kurfarë kundërmimi. Ditën e njejtë nga ana e laboratorit të akredituar për mjedis jetësor "Euromak Kontroll" janë marrë mostra nga tre vende për analizë të ujërave nga "Markova Reka" dhe një mostër shtesë e parashtruar nga qytetarë nga Batinca, me ç'rast janë konstatuar koncentrime të substancave ndotëse mbi vlerat e lejuara kufizuese të cilat rrjedhin nga rrjedhja nga deponia. 

"Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor (ISHMJ) do të parashtrojë kërkesë për inicim të procedurës kundërvajtëse ndaj personit juridik NP Drislla Shkup dhe ndaj drejtorit, para Gjykatës themelore penale në Shkup për shkak të refuzimit të nënshkrimit të procesverbalit për marrëvehsje nga ana e drejtorit të Ndërmarrjes publike për deponim të mbeturinave komunale Drislla Shkup, pas mbikëqyrjes së kryer të jashtëzakonshme", thonë nga Qeveria. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR