• e diel, 22 dhjetor 2024

Drekë punë e Fon der Lajen me liderët e Ballkanit Perëndimor

Drekë punë e Fon der Lajen me liderët e Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 18 shtator 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, nesër do të ketë një drekë pune me gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të bisedohet për marrëdhëniet e ndërsjella dhe zbatimin e Planit për rritjen e rajonit, informoi sot zëdhënësja e KE-së për politikën e fqinjësisë, zgjerimin dhe partneritetet ndërkombëtare, Ana Pisonero.

Ajo theksoi se në drekën e punës janë ftuar kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Shqipërisë, Edi Rama, Kosovës, Albin Kurti dhe  Malit të Zi, Milojko Spajiç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lidhur me Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, Pisonero informoi se Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar vlerësimin e agjendave të reformave të paraqitura të vendeve nga Ballkanit Perëndimor që lidhen me të, të cilat i referohen aspekteve socio-ekonomike dhe fushës themelore të të drejtave.

"Kur të përfundojmë këto vlerësime, do të konsultohemi me vendet anëtare të Komitetit të ardhshëm IPA dhe në rast të një vlerësimi pozitiv nga Komiteti IPA, do të miratojmë agjendat e reformës”, theksoi Pisonero, duke shtuar se kjo do të pasohet nga përgatitjet për pagesën e kësteve të para nga Instrumenti për Rritje dhe Reforma në Ballkanin Perëndimor.

Внимателно ја следиме состојбата во Израел, значајното зголемување на насилствата, вклучително и постојаниот напад од ракетен оган од појасот Газа кон Израел. Испалувањето на ракети од Газа н

Ndërkaq, gjatë qëndrimit të kryeministrit Mickoski në Bruksel, për nesër janë planifikuar takime me kryetarin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, me komisarin evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë Oliver Varhei dhe me shefin e Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe negociatat e zgjerimit (DG NEAR), Gert Jan Kopman.

Gjatë vizitës në Bruksel, Mickoski do të shoqërohet nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe të Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani. Mucunski është planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg dhe të mbajë fjalim në pritjen e organizuar në selinë e Aleancës në Bruksel me rastin e Ditës së Pavarësisë - 8 shtator. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s/Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR