• e premte, 05 dhjetor 2025

Drejtoria e Doganave: Konfiskohet ari, 37.500 euro, pajisje "Epëll", produkte duhani dhe parfume

Drejtoria e Doganave: Konfiskohet ari, 37.500 euro, pajisje

Shkup, 7 nëntor 2025 (MIA) - Punonjësit doganorë dhe ekipet mobile të Doganës konfiskuan 92 gram copëza dhe monedha ari, pajisje "Epëll", 37.500 euro, cigare, parfume dhe veshmbathje fëmijësh me firma të markave të mbrojtura, bëri të ditur sot Drejtoria e Doganave. 

 

Copëza ari me peshë 53 gram dhe 11 monedha ari me peshë 39 gram u gjetën gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi turk gjatë daljes nga shteti, në vendkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Vlera e parashikuar e arit është 538 mijë denarë.

Në një rast tjetër, punonjësit doganorë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të një pasagjeri, shtetas maqedonas, i cili kishte udhëtuar nga Londra, gjetën dy laptopë dhe një telefon celular të markës "Epëll". 

Pothuajse 37.500 euro u konfiskuan nga ekipet mobile doganore në dy raste të ndara gjatë  hyrjes në shtet në vendkalimin kufitar të Tabanocit: 

 

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një shtetasi serb që udhëtonte me makinë me targa serbe është paraqitur për hyrje në shtet në vendkalimin kufitar të Tabanocit, u gjetën 24.000 euro të padeklaruara në xhepat e xhaketës së tij. Sipas ligjit, iu kthyen 10.000 euro, shumën që mund të merret lirshëm gjatë hyrjes në shtet, ndërsa 14.000 euro u mbajtën përkohësisht.

Në rastin e dytë, në një makinë me targa maqedonase, e udhëhequr nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për dalje nga shteti në vendkalimin kufitar të Bllacës, u gjetën 25.500 euro të padeklaruara. Sipas ligjit, pasagjeri mori 2.000 euro, shumën që një rezident mund ta nxjerrë lirshëm nga shteti, ndërsa 23.500 euro u mbajtën përkohësisht. 

Siç theksohet në komunikatë, 96 kuti cigare pa marka akcize dhe 34 shirita për fiksimin e mallit  në automjetet ngarkuese, u zbuluan në dy raste të ndara në vendkalimin kufitar në Novo Sellë: 

 Në rastin e parë, në bagazhin e një makine me targa bullgare, i drejtuar nga një shtetas maqedonas, I paraqitur për hyrje në shtet, u gjetën 96 kuti cigare pa marka akcize dhe 10 shirita për automjetet ngarkuese.

 Në rastin e dytë, në bagazhin e një makine me targa maqedonase, i drejtuar gjithashtu nga një shtetas maqedonas, i paraqitur për hyrje në shtet, u gjetën 24 shirita për automjetet ngarkuese.

 Foto: Drejtoria e Doganave

 

QËNDRONI TË LIDHUR