• e martë, 24 dhjetor 2024

Drejtoria Doganore: Sekuestrohen katër byzylykë ari me një vlerë prej 586 mijë denarë

Drejtoria Doganore: Sekuestrohen katër byzylykë ari me një vlerë prej 586 mijë denarë

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Janë sekuestruar katër byzylykë ari në një vlerë prej 586.224 denarë me peshë të përgjithshme prej 77,5 gram, pasi u gjetën në çantën e një gruaje, gjatë kontrollit të detajuar të veturës së pasagjerëve në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, në hyrje të vendit.

"Udhëtarja e cila udhëtonte si bashkëudhëtare nuk i ka paraqitur byzylykët tek organet donagore, dhe ajo së bashku me shoferin dhe katër presona të tjerë në hyrje të vendit në pyetjen se a kanë diçka për të paraqitur janë përgjigjur se nuk kanë asgjë", thuhet në njoftimin e sotëm të Drejtorisë Doganore.

Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për veprën penale të “kontrabandës” e dënueshme nga neni 278 të Kodit Penal. qa/ar/

Foto: Drejtoria Doganore

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR