• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtoria doganore: Sekuestrohen 18 mijë euro pas tentimit të udhëtarëve për t'i transferuar në mënyrë të paligjshme përmes kufirit

Drejtoria doganore: Sekuestrohen 18 mijë euro pas tentimit të udhëtarëve për t'i transferuar në mënyrë të paligjshme përmes kufirit

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) -Është parandaluar eksportim dhe importim i paligjshëm i devizave në vend në vlerë prej 18 mijë euro, pasi në tre raste të ndryshme, gjatë kontrollit të udhëtarëve, doganierët zbuluan sasi më të mëdha të devizave, të cilat udhëtarët në mënyrë të paligjshme donin t'i transferonin pa i deklaruar.

 

Siç informojnë nga Drejtoria doganore, në të dyja rastet bëhet fjalë për shtetas të huaj të cilët gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi të pyetur nga doganierët nuk kanë paraqitur asgjë për kontroll doganor.

"Në të njëjtën kohë gjatë hyrjes në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, te një shtetas grek janë gjetur 14 mijë euro, të cilit sipas Ligjit për punë devizore i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa katër mijë eurot e mbetura janë mbajtur. Gjithashtu, në vendkalimin kufitar Mexhitlia, gjatë kontrollit të një shtetasi serb i cili udhëtonte për në Greqi, në xhepin e brendshëm të xhaketës që kishte veshur, iu gjetën rreth 16 mijë euro të padeklaruara. Në përputhje me ligjin, udhëtarit i janë kthyer 10 mijë euro, të cilat shtetasit e huaj mund t'i nxjerrin jashtë shtetit pa i deklaruar, ndërsa pjesa tjetër janë mbajtur", thuhet në kumtesën e sotme nga Drejtoria doganore.

 

Është parandaluar gjithashtu transferim i paligjshëm i devizave edhe te një shtetas i Maqedonisë në dalje nga shteti në njësinë doganore të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Pasagjeri në xhep mbante 9.900 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar dhe për të cilat nuk kishte dokumente të origjinës, ndërsa sipas ligjit nga doganierët i janë kthyer 2 mijë euro – shumë që qytetarët e Maqedonisë mund ta posedojnë gjatë udhëtimit, ndërsa pjesa tjetër i është sekuestruar. ls/ 

Foto. Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR