• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtori i QMK-së në takimin për rezistencë të NATO-s në Bruksel

Drejtori i QMK-së në takimin për rezistencë të NATO-s në Bruksel

Bruksel, 8 nëntor 2023 (MIA) - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov mori pjesë në Takimin e dytë të përfaqësuesve të alrtë nacionaë të NATO-s, përgjegjës për rezistencë në Bruksel, me të cilin kryesoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Siç kumtoi Aleanca, në takim është bisesuar për sfidat lidhur me rezistencën në fushën euroatlantike, përfshirë edhe për implikimet më të gjera nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës, me ç'rast u cek nevoja për rritje të rezistencës shoqërore dhe bashkëpunimit më efikas mes sektorit civil dhe atij ushtarak dhe mes qeverive.

Ky Takim i dytë o përfaqësuesve të NATO-s për rezistencë pason pas miratimit të qëllimeve për rezistencë për vitin 2023 në Samitin e Aleancës në Vilnus në korrik të këtij viti.

Në atë kontekst, Stoltenberg u bëri thirrje anëtareve të NATO-s të vazhdojnë me punën e tyre për shndërrim të qëllimeve për rezisencë të Aleancës në qëllime nacionale dhe në plane për implementim.

Takimet vjetore të përfaqësuesve të lartë për rezistencë u vendosën si pjesë e Agjendës 2030 të NATO-s me qëllim që të përmirësohet kooridnimi i përpjekjeve nacionale për rezistencë, si dhe për përforcim të konsultimeve në kuadër të Paktit. ab/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR