• e shtunë, 23 nëntor 2024

Drejtoresha organizative e Toksikologjisë pohon se klinika ka nevojë për 18-të punësimet e reja dhe për këtë shkak ka insistuar të bëhen kontratat

Drejtoresha organizative e Toksikologjisë pohon se klinika ka nevojë për 18-të punësimet e reja dhe për këtë shkak ka insistuar të bëhen kontratat

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Drejtoresha organizative e Klinikës për toksikologji, Besija Iljazi në deklaratë për media pohon se klinika ka nevojë për 18-të punësimet, të cilat shkaktuan trazira në opinion. Ajo pyet nëse s'ka nevojë për punësime të reja, pse atëherë edhe drejtori kur ka qenë në pushium, ka kujdestaruar.

"Ka persona të cilët punojnë nëntë vite, pesë vite, katër vite, shumë janë të rrallë ata që punojnë me muaj. Lidhur me atë nëse ka nevojë, pasi disa herë kemi dëgjuar deklarata të tilla se nuk kemi nevojë, e pasi nuk ka nevojë, pse atëherë edhe drejtori kur është në pushim, kujdestaron? Pasi që nuk ka personel, për shembull ka ndodhur që në sportel të mos kemi askend, pasi kanë qenë me kontratë dhe duhej dikush nga administrata të shkojë të punojë në sportel", sqaron Iljazi.

Ajo thotë se kanë nevojë dhe për këtë shkak ka insistuar të bëhen kontratat. Sipas saj, personat kanë punuar vazthdimisht dhe më shumë se sa duhej, kanë kujdestaruar, diçka që nuk lejohet pa marrëveshje.

Iljazi shtoi se ka bërë përpjekje maksimale që ta zgjidh këtë problem.

"U drejtova me kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë më 28 shkurt, e cila është pranuar. Po ashtu edhe deri te Financat. Nga Ministria e Shëndetësisë kemi marrë leje që lirisht mund të bëhen kontratat", thotë Iljazi.

Ajo thotë edhe se të gjithë flasin për vazhdimin e kontratave, e askush nuk pyet pse i kanë mbajtur në punë pa kontrata dhe pa paga plotë katër muaj.

“Si ka mundësi që drejtori i shkarkuar mjekësor Danill Petrovski, ka punësuar të rejën e tij më 13.02.2024, një ditë para ardhjes time në detyrë, e nuk ka pasur mundësi të punësoj biologen dhe 18 persona që janë të punësuar me vite këtu. Ai ka shkelur të gjitha normat ligjore, duke i mbajtur në punë pa kontrata dhe pa rroga, duke i detyruar të kujdestarojnë dhe kështu ka vazhduar deri në ardhjen time. Tani ne kur e kemi rregulluar çështjen e tyre, qenka bërë problem i madh”, u shpreh Ilazi.

Ajo tha se po iskenohen skandale qesharake, këtë katrahurë mediatike e shkaktojnë ata të cilët janë të mësuar të punojnë në mënyrë të padrejtë dhe nacionalizëm ekstrem.

Drejtoresha Ilazi tha se doktori Beqarovski nuk ka dhënë dorëheqje, siç shkruante në rrjetet sociale, por ka shkuar në pushim vjetor dhe sot është kthyer në vendin e tij të punës.

"Ka ikur koha e Niko Beqarovskit, mjekut nga koha e ‘shokut TITO’ dhe ai nuk mund ta pranojnë këtë realitet. Po ashtu edhe Danill Petrovski është shkarkuar vetëm nga pozita drejtor mjekësor, por sipas Ilazit, ai tani ka shkuar në pushim vjetor dhe më 30 maj do të kthehet të punoj si doktor. Ilazi tha se është e gatshme të përballet në gjykatë me dëshmi që është përdorur gjuhë urrejtje nga Beqarovski, që si pasojë erdhi edhe shkarkimi i drejtorit", tha drejtoresha Ilazi, e cila shtoi se ajo nuk mund të akuzohet për asgjë, pasi punon në mënyrë transparente dhe profesionale, duke i respektuar ligjet.

Në Klinikën e Toksikologjisë është shpallur një urdhëresë përmes së cilës askush nga stafi mjekësor nuk guxon të jap prononcime për media pa marrë lejen e drejtorisë. Sipas Nenit 30 të Statutit të Klinikës, drejtoresha organizative Besija Ilazi tha se ky urdhër është bërë që të mbrohet imazhi i gjithë Klinikës dhe mos të lejojnë që grupe të caktuara të interesit të shpifin për punën e mantel bardhëve. bsh/

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR