• e enjte, 04 dhjetor 2025

DR. SUN-SHIONG: FDA e Bajdenit "ngriu" vaksinën time që vret KOVID-in dhe kancerin!

DR. SUN-SHIONG: FDA e Bajdenit

Shkup, 26 korrik 2025 (MIA)- Dr. Patrik Soun Shiong është në krye të shkencës botërore për ilaçe kundër kancerit. Ai është një studiues dhe miliarder që u pasurua nga inovacioni i ilaçeve kundër kancerit. Kompania e tij u shit për mbi 10 miliardë dollarë, ndërsa tre miliardë investoi në vaksinën kundër KOVID-it dhe vaksinës kundër kancerit - projekt që gjatë kohës së presidentit Xho Bajden u pengua nga i famshmi Antoni Fauçi dhe Frensis Kolins - ish-drejtor i Agjencisë kombëtare të shëndetit, ndërsa u refuzua nga FDA.

Ai është pronar i LA Tajmes, megjithëse askush nuk e kupton pse një shkencëtar i këtij kalibri ka nevojë për një gazetë. Për tre miliardë dollarët e shpenzuar për vaksinë kundër KOVID-it dhe kancerit - nuk pendohet, thotë se "doja t'i investoja, ishte një sfidë".

Megan KELLI: Ju dëgjoja në intervistën me Taker Karlson ku thoni se nuk keni pasur kurrë KOVID. Taker ju tha se ishit me fat, ndërsa ju thatë se nuk ishte fat. Po ju citoj, "Nuk është fat, janë qelizat e mia T." Dhe kjo më bëri të pyes veten nëse të gjithë mund ta marrin atë që aktivizon qelizat T?

Dr. Patrik SUN SHIONG: Pra, ka dy çështje në lidhje me qelizat T, ndërsa biosiguria është platforma. Nga njëra anë, ajo për të cilën flas tani është se kjo është IL-15 (një proteinë që aktivizon qelizat natyrore vrasëse, n.z.) që në fakt shumëfishohet dhe përforcohet dhe është miratuar...

Megan KELLI: IL-15? Kështu quhet ilaçi?

Dr. Patrik SUN SHIONG: Ilaçi quhet "Anktiva", por nuk do ta them emrin komercial që të mos akuzoheni se po bëj reklamimin e ilaçit. Është një qelizë NK e aktivizuar, ose e ashtuquajtur qelizë- vrasëse dhe qelizat T të aktivizuara për jetë. Kjo është pra IL-15 në një shishe të vogël, gjysmë milimetri kub injektohet nën lëkurë dhe funksionon në mënyrë të përkryer sepse atë na e ka dhënë Zoti. Pra, ju injektoni IL-15, ai aktivizon qelizat vrasëse natyrale dhe qelizat T dhe jeni të sigurt. Pra, përsëri, a e shpika unë këtë? Jo, Zoti e shpiku këtë! Ajo që bëmë ishte të ndriçonim veten për të zbuluar se cili çelës na duhet për të aktivizuar atë që është në trupin tonë.

Por imagjinoni, jo vetëm që mund t'i aktivizojmë ato qeliza T pasi të sëmureni, por gjithashtu mund t'i edukojmë qelizat T që të jenë vigjilente para se të sëmureni dhe të mos e lejojnë këtë të ndodhë. T'i edukojmë që të njohin një antigjen specifik.

Dhe kjo është ajo që bëjmë me sindromën Linç (sindromë që tregon se keni mundësi të madhe të sëmureni nga kanceri në zorrën e trashë. Pra, me këtë ne i aktivizojmë qelizat e tyre T në mënyrë që mund të parandalojnë shfaqjen e qelizave të sëmura të kancerit në zorrën e trashë.

Pra, ajo që bëra është të krijoj këtë "vaksinë të qelizave T". Dhe, siç e mbani mend, kishte në dispozicion miliarda dollarë. Dhe jam krenar të them se ishte e vështirë, por ne kurrë nuk përdorëm asnjë dollar nga paratë e qeverisë.

MEGAN KELLI: A ekziston ndonjë mundësi që ajo vaksinë të mund të zhvillohet dhe të përdoret tani? Sepse njerëzit ende po marrin vaksinat kundër KOVID që përdoren si përforcues për dy dozat e para. Sot pamë në lajme se Moderna sapo mori miratimin e plotë nga FDA-ja amerikane, kështu që vaksina e tyre nuk është një vaksinë për përdorim emergjent, por ka miratim të plotë. Ata ende po e shtyjnë këtë tek njerëzit. Por kemi një administratë të re, kemi një drejtues të ri të shkëlqyer të FDA-së. Pra a ka shanse që vaksina juaj të mund të vihet në jetë?

Dr. Patrik SUN-SHIONG: Përgjigja është po. Në fakt, isha aq i dëshpëruar sa do ta jepja vaksinën vetëm që të mund ta përdornin. Në fakt, gjatë KOVID-it, kisha një molekulë tjetër të quajtur "ACE2" dhe u drejtova te nuk do ta përmend emrin e tij, një drejtor ekzekutiv dhe i thashë, ju lutem merrni këtë, ju lutem zhvillojeni këtë. E dini, nuk ka të bëjë me paratë. Nuk ka të bëjë me rritjen e të ardhurave për kompaninë, megjithëse Moderna, Biontek dhe Fajzer kanë përfituar vërtet nga kjo.

Sepse kjo është një luftë mes virusit dhe njeriut dhe kjo ka të bëjë me njerëzimin, ku me të vërtetë duhet të gjejmë një rrugëdalje. Ajo që më frikëson dhe që mund të futemi në këtë, Megan është ky receptor ACE2 (një receptor që parandalon zhvillimin e disa sëmundjeve të mushkërive, nuk lejon zhvillimin e inflamacionit, çrregullimeve të zemrës, etj.). Sepse virusi SARS-CoV-2 që shkakton KOVID-19 nuk është një virus respirator. Ky virus është si kanceri. Ky virus futet në çdo pjesë të trupit tuaj dhe kur arrin atje e përdor trupin tuaj si një fabrikë, pa dallim nëse ky do të jetë virusi apo proteina e kësaj vaksine mRNA.

MEGAN KELLI: Mendoj se dr. Xhej Bataçarja i cili tani drejton Institutin kombëtar të shëndetit dhe i cili u mashtrua nga Frensis Kolins, ish drejtori - paraardhësi i tij, siç e di edhe ju u mashtruat. Kolins kishte frikë nga ju. Ai ju shihte si një lloj kërcënimi, ndërsa ju zbuluat prova se ai përpiqej t'ju linte anësh. Dhe kjo pikërisht i ndodhi dr. Xhej Bataçarja i cili gjatë KOVID-it me mençuri thoshte se nuk duhet t'i lëmë të gjithë njerëzit e shëndetshëm në karantinë. Duhet të bëjmë mbrojtje të fokusuar, duke mbrojtur vetëm më të rrezikuarit dhe Frensis Kolins dhe Fauçi e bënë të qartë se donin ta njollosin atë si një lloj mjeku ekstremist, margjinal. A mund të ishte kjo në dobi? Jo se Marti Mekeri nuk do t'ju ndihmonte, por sugjeroni se ndoshta nuk ka mjaftueshëm njerëz në FDA për ta zgjidhur këtë deri në fund. Çfarë mendoni për dr. Xhej Bataçarja dhe atë se duhet më shumë vëmendje në Institutin kombëtar të shëndetit?

Dr. Patrik SUN-SHIONG: Shpresoj plotësisht, plotësisht që po, dhe për këtë e dini, unë e mbështeta shumë Bobi Kenedin që ta marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të sillte njerëzit e duhur. Nuk e kam takuar kurrë më parë Xhejn dhe pres t'i takoj. Dhe keni absolutisht të drejtë. Dhe ky është një nga tuitet e rralla që kam bërë politikisht shumë korrekt, që kaq pak njerëz mund të lëndonin kaq shumë njerëz. Dhe ata e bënë.

E dini, korniza kohore me të cilin po lidhni është mandati i parë i presidentit Tramp kur u zgjodh president. Unë u nominova për të qenë drejtor i Institutit kombëtar të shëndetit. Frencis Kolins dëgjoi për këtë dhe pati një fushatë shumë aktive që përpiej të më njolloste.

I thashë atëherë presidentit, se duhet të punoj vërtet në atë që tani është një bio-mbrojtje, duke menduar se do të kishte dy mandate dhe në mandatin e dytë do të jetë në rrugën e duhur për të gjetur një kurë për kancerin. Dhe ai nuk mori mandatin e dytë, por është interesante se më dha më shumë kohë dhe tani jemi të gatshëm.

Përgatiti: Darko Janevski

Foto: printskrin You tube

QËNDRONI TË LIDHUR