• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dr. Babunovska për MIA-n: Nuk ka investim më të madh se investimi në vetvete

Dr. Babunovska për MIA-n: Nuk ka investim më të madh se investimi në vetvete

Lubjanë, 9 mars 2024 (MIA) - Asgjë nuk vjen brenda natës. Puna e palodhur, përkushtimi do të kontribuojë në punën që bëni. Nuk ka investim më të madh se investimi në vetvete, thotë në intervistën për MIA-n dr. Marija Babunovska, neurologe në Klinikën universitare për neurologji në Shkup puna e së cilës u shpërblye në Lubjanë në çmimet ndërkombëtare Medis. Mjekja e re këtë porosi ua drejtoi të gjitha mjekeve, shkencëtarëve dhe të rinjve që duan të kenë sukses në fushat e tyre.

Punimi i dr. Babunovskës dhe ekipit me të cilin ajo punoi u përzgjodh si finaliste në fushën e neurologjisë dhe ka të bëjë me "frakturat tek personat me epilepsi: Studim i bazuar në nivel nacional të publikuar në  revistën shkencore "Epilepsia open".

Është hulumtuar një grup i madh i pacientëve me epilepsi për të dëshmuar se ata kanë një prevalencë të shtuar të frakturave të kockave në krahasim me popullatën e përgjithshme.

Në intervistën për MIA-n dhënë menjëherë pas çmimit në Lubjanë, dr. Babunovska thekson se qëllimi i studimit ka qenë të fitohen njohuri të reja që do t'u ndihmojë pacientëve me epilepsi dhe që mund të ndihmojnë në përpjekjen për të vendosur parandalim efektiv. Ajo poashtu flet edhe për sfidat, por edhe për mundësitë për punë kërkimore-shkencore në vendin tonë si dhe dërgon porosi për të rinjtë përfshirë edhe gratë.

Çmimet ndërkombëtare Medis ndahen nga një komitet i pavarur ndërkombëtar i ekspertëve për arritje të jashtëzakonshme kërkimore -shkencore në nëntë vende të Evropës Qendrore dhe Juglindore. Këtë vit në konkurs kanë arritur 242 punime nga të cilat 148 kanë hyrë në konkurrencën në nëntë fusha të mjekësisë dhe farmacisë, përkatësisht gastroenterologji, gjinekologji, mjekësi intensive dhe anesteziologji, neurologji, oftalmologji, pediatri, pulmologji dhe alergologji, reumatologji dhe farmaci. Punimet me të cilat konkurrohet tashmë janë botuar në revista të specializuara shkencore.

Në vazhdim intervista e dr. Marija Babunovskës e realizuar të enjten pas ndarjes së çmimit:

Foto: MIA

 

   

QËNDRONI TË LIDHUR