DPHM: Vijon periudhë e motit të thatë dhe të qëndrueshëm me mëngjese të ftohta dhe mjegull në disa lugina
- – Nën ndikimin e masës së qëndrueshme ajrore, vijon periudhë e motit të thatë dhe të qëndrueshëm.
- Post By Fitore Curri
- 12:10, 27 tetor, 2025
Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) – Nën ndikimin e masës së qëndrueshme ajrore, vijon periudhë e motit të thatë dhe të qëndrueshëm.
Siç paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, prej nesër temperatura e mëngjesit do të bie nën zero, ndërsa në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës.
Reshjet të cilat e kapluan vendin, sot pasdite kudo do të ndalen, ndërsa vranësirat do të ulen. Në pjesët perëndimore të shtetit deri në fund të ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, ndërsa në pjesët lindore erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s