DPHM: Vardari dhe Lumi i Zi me nivele të larta të ujit, lumenjtë tjerë shënojnë stagnim ose rënie
- Niveli i ujit në pjesën e sipërme të pellgut të lumit Vardar është në ulje, por ende i lartë. Lumi Vardar shënon rritje të lartë të ujit edhe në Shkup, ndërsa në rritje është edhe niveli i ujit në stacionet hidrologjike në Veles dhe Demir Kapi, ku pritet të qëndrojë i lartë gjatë ditës së sotme.
- Post By Fami Bajrami
- 17:40, 18 qershor, 2023

Shkup, 18 qershor 2023 (MIA) - Niveli i ujit në pjesën e sipërme të pellgut të lumit Vardar është në ulje, por ende i lartë. Lumi Vardar shënon rritje të lartë të ujit edhe në Shkup, ndërsa në rritje është edhe niveli i ujit në stacionet hidrologjike në Veles dhe Demir Kapi, ku pritet të qëndrojë i lartë gjatë ditës së sotme.
Siç informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nivel të lartë të ujit ka edhe Cërna Reka (Lumi i Zi), e veçanërisht në degën e saj Borotinska Reka, ndërsa pjesët tjera të rrjedhave ujore shënojnë stagnim ose nivelet e tyre të ujit janë në rënie.
Nga DPHM paralajmërojnë në lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve ose pellgjeve gjatë ditës së sotme.
Foto: arkivi i MIA-s