• e premte, 05 dhjetor 2025

DPHM: Reshje të shiut në disa vende nesër dhe gjatë fundjavës

DPHM: Reshje të shiut në disa vende nesër dhe gjatë fundjavës

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) parashikon reshje të shiut të cilat nesër dhe gjatë fundjavës në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme.

"Të dielën dhe natën e së hënës në male dhe në disa vende më të larta, kryesisht në pjesët veriore dhe verilindore, reshjet do të jenë herë pas here me borë", kumton DPHM-ja.

Reshje lokale të shiut pritet sot pasdite dhe nga fundi i ditës, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare e ndryshueshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR