DPHM: Prilli mesatarisht i ngrohtë dhe mesatarisht me lagështi
- Sipas matjeve në stacionet meteorologjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, muaji prill i vitit 2025, karakterizohet si një muaj mesatarisht i ngrohtë dhe mesatar deri në të lagësht sa i përket reshjeve, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991/20), njofton DPHM-ja.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:25, 7 maj, 2025
Shkup - 7 maj 2025 (MIA) - Sipas matjeve në stacionet meteorologjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, muaji prill i vitit 2025, karakterizohet si një muaj mesatarisht i ngrohtë dhe mesatar deri në të lagësht sa i përket reshjeve, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991/20), njofton DPHM-ja.
Temperatura mesatare mujore arrinte nga 5.7°C në Llazaropole deri në 14.4°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të prillit për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ka qenë 0.1°C mbi mesataren në nivel të shtetit.
Temperatura maksimale më e lartë u mat më 22 prill në Gjevgjeli dhe ka qenë 28.0°C. Në territorin e vendit gjatë këtij muaji, nga data 16 deri në datën 23 është hasur valë e nxehtësisë, gjegjësisht temperatura maksimale jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat e mëngjesit në periudhën nga data 6 deri në 10 të muajit kanë qenë shumë të ulëta, madhe edhe ngrica. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit u mat në Llazaropole më 9 prill dhe ishte -10.6°C.
Në prill, sasia mujore e reshjeve në vend sillej nga 34 mm në Demir Kapi deri 97 mm në Mavrovë.
Reshjet kanë qenë me shi dhe borë. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 35 mm u regjistrua në Shtip më 2 prill, ndërsa reshjet maksimale të borës prej 22 cm u regjistruan në Manastir më 7 prill.
Krahasuar me mesataren e prillit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia e reshjeve të matura mujore ka qenë rreth mesatares (52 mm) në nivel të shtetit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s