• e mërkurë, 03 korrik 2024

DPHM nikoqire e punëtorisë së Projektit global "Sistem për paralajmërim të vërshimeve me mbulim global"

DPHM nikoqire e punëtorisë së Projektit global

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) është nikoqire e Punëtorisë së dytë të projektit global - Sistemi për paralajmërim të vërshimeve me mbulim global Flash Flood Guidance System with Global Coverage (FFGS), që do të mbahet prej sot deri më 23 qershor në Shkup.

Tema të punëtprisë janë menaxhimi me vërshimet dhe zhvillimin e sistemeve për paralajmërimin e tyre të hershëm. Në punëtori pritet të ketë rreth 200 pjesëmarrës nga mbi 70 shtete nga e tërë bota, ndërsa mbështetja e përgjithshme është siguruar nga Organizata botërore meteorologjike, e cila është agjenci e specializuar e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Vendi dhe Drejtoria për punë hidrometeorologjike është partner i barabartë në luftën me përballjen me ndryshimet globale klimatike dhe dukuritë e rrezijshme të motit. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR