• e shtunë, 23 nëntor 2024

DPHM: Nesër dhe të shtunën rritje të temperaturës ditore

DPHM: Nesër dhe të shtunën rritje të temperaturës ditore

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor, e cila do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturës ditore dhe shkrirje të përshpejtuar të shtresës së dëborës, informojnë sot nga DPHM-ja.

Temperatura minimale nesër do të lëviz nga 0 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja prej 13 deri në 17 gradë Celsius.

Temperatura minimale ditën e shtunë do të jetë në intervalin prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 13 deri në 19 gradë.

Nën ndikimin e valës së lagësht, të dielën do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa era do të ndryshojë nga drejtimi verior dhe do të forcohet përgjatë Vardarit. Nga e hëna temperatura sërish do të ulet. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR